KreuFashion

Pardesytë më stil për ditët me (shumë!) shi

U kënaqëm me verën, apo jo? Disa nga ata të cilët vuajnë nga temperaturat e larta, me siguri sot po festojnë me ndryshimin drastik që pësoi koha. Duam apo nuk duam (na mbani mëri sa të doni), verës po i vjen fundi. Me mbarimin e gushtit nuk nënkuptohet domosdoshmërisht ikja një herë e përgjithmonë e vapës, por nga ana tjetër të gjithë jemi koshientë që shtatori nuk është periudha ideale për plazh…

Çfarë urrejmë më shumë me ardhjen e vjeshtës? Shiun! Kohën e lagësht! Eh, anglezët e shkrehtë…Edhe pse një pakicë e preferojnë një mot të tillë, shumica nuk munden ta suportojnë, e jo pa arsye. Pengesa më e madhe është të lagurit e veshjes, çka shkakton nervozizëm, por edhe rrit mundësinë e ndonjë ftohje të mundshme. Kështu, ditëve të këtij lloji shohim trafik shumë të ngarkuar, e rrugë shumë të zbrazëta. Idealja, për sa i përket të veshurit, është pajisja me një pardesy apostafat kundër shiut. Shpesh, modele të tilla nuk janë nga ato më perfektët kur vjen puna tek stili, por ne sot ju paraqesim disa nga pardesytë më ‘fashion’, që do të bëjnë të dëshironi të shëtisni në motin e lagësht, e kjo vetëm falë sigurisë që do t’ju falë pamja e jashtme. Jeni gati për shtatorin tani?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF