Kur jeni në dyshim, zgjidhja është gjithmonë fustani i zi! Shumë më parë se Audrey Hepburn ta bënte të famshëm tek “Mëngjes tek Tiffany”, kjo veshje ka një historik të gjatë, që ka dëshmuar se është alternativa më e mirë për rastet emergjente, e jo vetëm. Jemi të sigurt që të gjithë kemi të paktën një fustan të zi në garderobë, për këtë arsye ju zbulojmë tre fakte bazike që duhet t’i dini medoemos:
Si ta kombinojmë një fustan të tillë?
Nëse keni zgjedhur ta vishni në përditshmëri, ideale do të ishte kombinimi me një bluzë të bardhë poshtë, ashtu sikurse si atletet, ashtu edhe çizmet janë të preferueshme për një paraqitje të tillë. Nëse keni një takim, mos harroni takat dhe bizhuteritë e sofistikuara. E nëse po shkoni në një event, këpucët elegante e bizhuteritë e po së njejtës ngjyrë, do të bëjnë të shkëlqeni pafund.
Kur ta vishni fustanin e zi?
Cilësohet si veshja perfekte, për aq kohë sa kombinohet me çdo ngjyrë e aksesor. Nëse keni blerë këpucët më ‘in’ të sezonit, është mëse e pranueshme ta nxirrni fustanin e zi nga garderoba, ashtu sikurse nëse keni spikatur çantën e tendencës më të fundit, kjo veshje do ta bëjë të vihet re 10-fish më shumë…!
Cilat janë tendencat e funstanit të zi?
Nëse preferoni ekstravagancën, drejtohuni tek DVF ose Isabel Marant. Këto mund të jenë disi të papërballueshme për xhepin, kështu që firma si Topshop ose Marks&Spencer janë opsioni ideal për çdokënd.
Jeni të mirëpritur!









Pro apo kundër çizmeve verore?





Çantat e vjeshtës mbahen në sup!





Pushime pa foto? Absolutisht jo…
