Edhe pak ditë na ndajnë nga ardhja e sezonit të vjeshtës, e shumëçka që po shijojmë në ditët e nxehta, shumë shpejtë do të lihen disi në hije. Kemi vizituar vendet më të bukura buzë detit, kemi kaluar ditë të tëra në pishina, kemi ekspozuar trupin me bikini e kemi shëtitur mbrëmjeve rrugëve të zbrazëta të qytetit…çfarë kemi konsumuar pafund këtë periudhë përvëluese?
Kokteilet na kanë shoqëruar pothuajse çdo herë pasditeve të verës, ashtu sikurse kanë qenë zgjidhja ideale për daljet në klube nate, e jo vetëm. Receta për llojet më të ndryshme të këtyre pijeve kemi lexuar pafund, por duhet theksuar se jo të gjithë preferojnë alkolin. Kështu, kokteilet analkolike vijnë si alternativa më e mirë për raste të tilla, e nga ana tjetër lind pyetja: pse jo lëng frutash? Le ta pranojmë: nuk është porosia ideale për në pub, ashtu sikurse ka nga ata që nuk i ndahen një opsioni të këtij lloji. Kokteilet analkolike kanë përmbajtje ëmbëlsuesish ndër të tjera; lëngjet e frutave janë të pasura në vitamina e lëndë ushqyese, çka e klasifikon padyshim të parin në listën e zgjedhjes së duhur…Po ju, cilin preferoni për këtë ditë të shtatë të javës? Mos ndoshta duhet të zgjedhim kokteilin edhe për pak ditë të mbetura nga ky sezon?







Pro apo kundër çizmeve verore?





Çantat e vjeshtës mbahen në sup!





Pushime pa foto? Absolutisht jo…


