Nuk munguan këtë verë dhe nuk kanë për të munguar as në sezonin e ardhshëm të vjeshtës! Veshjet me vija do të jenë protagonist të koleksioneve Vjeshtë-Dimër!
Versionet e paraqitura nëpër pasarela janë nga më të ndryshmet, Gucci na sjell një veshje komplet me vija, Acne Studios sjell në një model më pop. Vijat klasike bardh e zi na i sollën stilistët Michael Kors, Oscar de la Renta dhe Altuzarra. Victoria Beckham paraqet vija të holla elegante ndërsa Sonia Rykiel fustanet e lehtë me vija më të gjera.
Tendencat e fundit të modës me veshjet me vija për sezonin e ardhshëm, i gjeni të gjitha në galerinë tonë!