KreuFashion

Ja dëmet që sjell kequshqyerja për organizmin!

Mos-organizimi i të ngrënit dëmton më shumë se sa konsumi i produkteve jo të ushqyeshme për organizmin. Nuk është hera e parë që informohemi se ushqimi ndikon në problemet me lëkurën, por së fundmi është zbuluar se me këtë lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt çrregullimi i vakteve. Studimet e bëra nga O’Donell Brain Institute, e të publikuara në Call Reports, flasin shumë për atë çka mund të jemi duke i shkaktuar trupit pa koshiencë…

Ata të cilët preferojnë të konsumojnë vaktin e darkës në orët e vona, janë të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë për probleme me lëkurën, sidomos kur kjo e fundit ekspozohet në diell. Në këtë mënyrë, do të bëheni shumë të ndjeshëm ndaj rrezeve, e rrisku për formimin e njollave sëbashku me plakjen e shpejt, do të jenë efektet negative për këtë kategori personash. Ashtu sikurse kontribues i madh në formimin e akneve, është shmangia e mëngjesit, si dhe të ngrënit e drekës në mesditë, pak orë para darkës. “Rezultatet janë të habitshme. Nuk e mendoja kurrë që lëkura i kushton rëndësi periudhës së ditës kur konsumojmë vaktet”, ka thënë Dr. Joseph Talahashi nga Universiteti i Teksasit. Ky i fundit këmbëngul se organizimi i regjimit ushqimor do ta bëj lëkurën të mbrojtur nga rrezet ultra-violetë, ndërsa e kundërta do të sjellë dëme të pariparueshme. Epo, me mend në kokë që sot e tutje…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF