Këngëtarja Rita Ora në këtë sezon veror ka qenë duke udhëtuar kudo në botë për të promovuar hitin e saj të fundit “Your song”.
Në çdo shfaqje, performancë e promovim të këtij singëlli këngëtarja nuk është shfaqur asnjëherë me të njëjtin look. Ajo ka zgjedhur të vijë ndryshe, por bukur! Që nga ngjyrat pastel, tek veshjet e lëkurës dhe deri tek stili vintage. Përveç larmisë së të veshurit, këngëtarja ka eksperimentuar edhe me flokët. Kujtojmë flokët e saj kaçurrela me volum, si të Jennifer Lopez në serialin “Shades of blue”.
Shfletoni galerinë tonë për të parë gjuthë paraqitjet e yllit të Pop-it Rita Ora gjatë verës së vitit 2017!



















