Edhe pse shpesh deklarohet se atë që ndryshe e quajmë “trup i bukur”, e vlerësojmë në bazë të kohës kur jetojmë, si çdo gjë tjetër edhe kjo mbetet çështje shijesh. Në fizikun e femrave ajo çka tërheq më së shumti janë vithet dhe gjoksi, madhësia e të cilave nuk varet domosdoshmërisht nga ndonjë kusht i veçantë. Ka nga ata që preferojnë masën e vogël, të tjerë rendin pas të ekzagjeruarës, ndërsa vajzat kanë një problem të vetëm: të gjejnë të brëndshmet e përshtatshme për to!
Zgjedhja e reçipetave është sfidë më vete, për aq kohë sa dëshirojmë formën dhe modelin e duhur për mbrojtjen dhe ekspozimin e gjoksit. Sa për këtë të fundit, shpesh blerjet e gabuara bëjnë që pjesa e bustit të mos duket aspak tërheqëse. Mund të rastisë të na e ngushtojnë gjoksin më shumë nga ç’duhet ose të rrinë të puthitura jo mirë, gjë që duket jo etike nga veshja përsipër tyre. Kjo është një arsye tjetër pse femrat shpesh stresohen kur iu duhet të bëjnë blerje të kësaj natyre, për aq kohë sa rastet e parave të shpenzuara më kot nuk kanë qenë të pakta. Kështu, ne ju paraqesim reçipetat e përshtatshme për çdo lloj gjoksi, shoqëruar me imazhet e mëposhtme:
Me kupë për ngritjen e gjoksit lart – Të përshtatshme për gjoks të madh e shpatulla të gjera
Me tendencën për t’i bashkuar në mes – Për masa të vogla e shpatulla të ngushta
Reçipeta sportive – Për çdo lloj gjoksi
Reçipeta pa kupë – Për masa të vogla
Reçipeta pa rripa – Për çdo lloj gjoksi
Reçipeta pa mburojë – Për masa të mëdha
Reçipeta me kupë të plotë – Për gjoks shumë të madh



















