Ndoshta do të habiteni sepse veshjet me stampat me pika i keni preferuar në stinën e pranverës, por ato janë një tendencë edhe e sezonit të vjeshtës. Sfidoni shirat e vjeshtës me pikat bardh e zi!
E bardha mbi sfondin e zi, e zeza mbi sfondin e bardhë. Mikro ose me printe maksi. Veshjet me pika “polka dots” do të jenë pjesë e garderobës suaj dimërore këtë vit. Shfletoni galerinë me modelet më të bukura, nga pasarelat e shtëpive më të njohura të modës!