Është një këngëtare tepër e ndjekur dhe e dashur për publikun, mund të themi se Elvana Gjata ka qenë emri më i lakuar i kësaj vere për sa i përket arritjeve të saj të suksesshme muzikore. Këngëtarja nuk mbetet prapa as me stilin dhe look-un, mjafton të hedhësh një sy në profilin e saj në Instagram dhe nuk e sheh dy herë të veshur njësoj!
Elvana jo vetëm që shfaq dukshëm stilin e saj luksoz dhe tendencat më të fundit, por paraqet edhe veshje nga më modernet e më futuristet me prerje me forma të çrregullta e asimetrike. Në preferencat e këngëtares së hitit “Lejla”, përveç veshjeve të tilla mbizotërojnë fuqishëm ngjyrat! Pink, e kuqe, nuanca të ngjyrës çiklaminë, e verdha, e gjelbra, e kaltra, bardh e zi, lulet si printe ose 3D, vijat, veshjet me tyl, xixa e pellush, apo veshjet me kuadrata të tipit “Vichy”. Një detaj i preferuar i këngëtares janë edhe veshjet me kapuç.
Të mos e njihnim si këngëtare, gjykuar nga Instagram duket si një fashionista e vërtetë, ose si një bloggere e mirëfilltë mode! Ju sjellim në galeri paraqitjet më mbresëlënëse të këngëtares së fundmi. Shijojeni këtë përmbledhje dhe inspirohuni nga look-u unik i Elvanës për një ditë të veçantë!