Janë ato blerje të cilat nuk bëjnë vetëm femrat për vete, por edhe meshkujt. Nëse dalim për pazare, sytë na mbeten shpesh tek vitrinat e këpucëve, e nëse djemtë shohin për modele klasike, vajzat ëndërrojnë larmishmërinë e takave. Ka dhe nga ata koleksionistë të çmendur, të cilët kur nisin t’i numërojnë, lodhen kur arrijnë tek të 50-tat. Nga ana tjetër, jo çdokush i kushton rëndësi veshjes së këmbës. Nuk janë të paktë ata që kanë vetëm një ose dy palë këpucë, të cilat i veshin përgjatë gjithë sezonit.
Sipas ekspertëve, kjo është një zgjedhje e gabuar, e për këtë nuk ka vetëm një arsye. Fillimisht, veshja përditë e këpucëve të njejta i bën ato më të dobëta, e si pasojë një model apo një tjetër e shohim të prishet më shpejtë nga ç’duhet. Nga ana tjetër, një veprim i tillë nuk e lejon veshjen e brendshmë të këpucës të marrë kohën e nevojshme për çlirimin nga djersa e grumbulluar. Përveç baktereve të shtuara me shumicë, që sjellin vetëm papastërti për organizmin, lagështia e formuar nga djersitja hollon, pa kuptuar, veshjen e sipërme të këpucës, sidomos nëse kjo e fundit është lëkurë. Kështu, ekspertët iu këshillojnë ta mendoni dy herë kur të përdorni të njejtin lloj, dy apo tre ditë rresht…