KreuFashion

Zuhair Murad & Valentino, dy emrat që na emocionuan në javën e ‘haute couture’ 2017!

Java e modës haute couture dhuroi disa nga krijimet më unike të emrave më të njohur të botës së modës. Elie Saab, Schiaparelli, Ralph&Russo, Dior, Giambattista Valli e shumë të tjerë sollën një frymë përrallore, plot ngjyra, pupla e copa të lehta tyli, që mahnitën çdokënd. Ne sot kemi përzgjedhur Zuhair Murad dhe Valentino, me disa nga fustanet më të mahnitshëm që parakaluan në javën e modës në Paris këtë vit.

Zuhair Murad ruajti më së shumti një natyrë tejdukshmërie, me copa transparente të dekoruara me detaje dizenjosh shkëlqyese. Favorizues i ngjyrës rozë, e më tepër lejlasë së çelur, fustanet e Zyhair Murad sollën një botë përrallash, me krijime gati ëndërrimtare. Valentino nuk e preferoi sa duhet transaparenten, e ndër rradhët e veshjeve të paraqitura në pasarelë, gjeje edhe krijime një-ngjyrëshe, siç ishte dhe një fustan i zi, i cili spikati më tepër ndër të tjerët. Duke luajtur më tepër me thjeshtësinë e më pak me dizenjon, Valentino ngjasoi  si e kundërta e Zuhair Murad. Në galeri do të gjeni disa nga fustanet më mahnitës të këtyre dy emrave, e pse jo, le ta nisim ndërrimin e stinëve me një rikujtim të javës së modës së haute couture, që tërhoqi vëmendjen e gjithkujt!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF