KreuFashion

Karl Lagerfeld vjen me një projekt të ri bashkëpunimi

Karl Lagerfeld, një emër i famshëm në botën e modës ka bërë publik bashkëpunimin e tij të radhës. Ai po bashkëpunon me firmën e njohur të këpucëve Vans, për koleksionin e ri i cili do të prezantohet në muajin shtator. Jemi shumë kuriozë të shohim këto krijime këpucësh, stilin klasik të këpucëve vansa të ndërthurrur me materialin e lëkurës sipas Lagerfeld.

Edhe pse nuk janë bërë ende publike foto nga koleksioni, është bërë e ditur se do të përmbajë kryesisht këpucë me material lëkure, vansa bardh e zi dhe atlete të tipit street style. Koleksioni përfshin edhe xhaketa të stilit “bomber”, çanta shpine dhe çmimet do të variojnë nga 40-300 dollarë. Koleksioni do të prezantohet në shtator, në muajin e modës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF