Alexander Wang ka vendosur të dalë jashtë sferës së veshjeve duke i shtuar krijimtarisë së tij një prekje luksi për sezonin “Pranverë 2018”. Stilisti ka bashkëpunuar me Judith Leiber për të sjellë një çantë luksi me gurë Swarovski që ka formën e një tufe dollarësh me kartëmonedha qindëshe.
Kjo mini-çantë është e përbërë prej 10.263 kristalesh Swarovski me ngjyrë të zezë, të gjelbër, të çelët dhe prej gome metalike. Ka një rrip zinxhiri dhe kërkon një javë të tërë që të realizohet. Duket si një tufë njëqind-dollarëshe, por kërkon më shumë se aq! Kushton 4.995$.
Wang dhe Leiber do ta prezantojnë këtë çantë të pranverës së ardhshme në muajin shtator dhe do të ketë një sasi tepër të kufizuar: vetëm 20 copë!



















