KreuFashion

Çizmet që do të rrëmbejnë vëmendjen e plotë të vjeshtës!

Vetëm atëherë kur menduam se i kemi parë të gjitha nga moda e sezonit vijues, rezulton se në fakt, kemi neglizhuar tendencën që do të rrëmbejë plotësisht vëmendjen e vjeshtës. Po flasim për çizmet e një modeli krejt të veçantë, që vijnë si një risi e Moschino dhe Valentino. Ku qendron unikja e një stili të tillë?

Nëse vitin e shkuar të gjithë u çmendën pas pantallonave me vija, që i pamë fillimisht tek Olivia Palermo, të njejtën dizenjo këtë herë do ta shohim tek çizmet! Fillimisht, ky trend u spikat në javën e modës në Milano, ku ra në sy modeli shumëngjyrësh i çizmeve të Valentino Garavani-t. Disa i veshën përsipër xhinseve (një tendencë në rikthim e sipër), ndërsa të tjerë sollën pak nga fryma e viteve ’70, duke i kombinuar me fustane. Moschino dha kontribut të njejtë mbi shpërhapjen e një mode të tillë, pikërisht kur ngjiti në pasarelë modelet e veshura me çizme me rrip në anë, e logon e firmës të shkruar përgjatë gjithë gjatësisë së dizenjos. Nga ana tjetër, Kenzo nuk u dallua ekzaktësisht për stilin me vija, por ofroi kombinimin e këpucëve me çorape të gjata me këtë lloj dizenjo.

E mrekullueshmja e kësaj tendence është se janë ideuar modele vijash për çdokënd. Nga kombinimi me fustanet, e deri tek çizmet sportive me vija vertikale në anë, çdokush mund ta gjejë veten duke përqafuar një modë të tillë. Në galeri do të gjeni disa nga modelet që do t’i bëjnë të gjithë t’i drejtohen këtyre blerjeve të reja për vjeshtën që po vjen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF