KreuFashion

Zbuloni koleksionin e inspiruar krejtësisht nga Princeshë Diana!

Në korrik, Virgil Abloh, krijuesi i veshjes kult ‘Off-white’, zbuloi burimin e inspirimit për koleksionin e pranverës 2018. Fokusuar më së shumti në të ashtuquajturat ‘veshje të rrugës’ (street-wear), të cilat gjejnë frymëzim nga kultura kaliforniane e sërfit dhe skateboard-it,  Abloh mesa duket ka krijuar një koleksion të tërë në nderim të një prej figurave më të dashura për mbarë botën.

Me ardhjen e shtatorit, dizanjeri ka lajmëruar dhe ekspozimin e punës së tij më të re, inspiruar nga Princeshë Diana. Të rejat më të fundit na adresojnë drejt detajeve të reja mbi shfaqjen e krijimeve të Abloh në pasarelë, të quajtur “Natural Woman”. Nuk është hera e parë që Lady D shërben si referim ndaj kreativitetit të artistëve në fushën e modës, por një koleksion i këtij lloji vjen pikërisht në muajin vijues, pas atij së humbjes tragjike të jetës së Princeshës. Kujtojmë se në nderim të Diana-s, këtë verë janë realizuar dy dokumentarë mbi jetën e saj, ndërsa e nesërmja do t’i drejtojë sytë e shumicës nga kujtimet më të ëmbla lidhur me Lady D, e kjo jo më kot. Fundi i këtij muaji ishte dhe fundi i jetës për një nga njerëzit më të adhuruar nga e gjithë bota. Parisi, nga ana tjetër, do të jetë qyteti mikpritës i ekspozimit të koleksionit krejtësisht në të bardhë të Abloh, përgjatë javës së modës në kryeqytetin francez. Gjithçka mbetet, gjithsesi, për t’u parë në shtator të po këtij viti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF