KreuFashion

Fustani ikonik Versace i J-Lo, tashmë pjesë e garderobës tuaj!

Askush nuk mund ta harrojë paraqitjen e Jennifer Lopez në ndarjen e çmimeve Grammy në vitin 2000. Fustani ikonik jeshil i Versace, tërhoqi vëmendjen e çdokujt, e shumë më parë se klani Kardashian të ekzistonte, J-Lo theu internetin 17 vite më parë me paraqitjen unike në tapetin e kuq. Drejtori ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, e ka pranuar publikisht gjatë një interviste: “Ishte rasti më i kërkuar që kishim parë ndonjëherë. Asokohe, nuk ishim fort të sigurt mbi atë çka mund të ofronim në bazë të kërkesës së njerëzve. J-Lo veshi atë fustan, e kështu lindi Google Image Search.”

E mesa duket, fustani e ka kaluar testin e kohës, e kopje tejet të përngjashme të tij janë tashmë në shitje online. Kushdo që ka guximin të provojë një paraqitje transparente, me printime xhungle përsipër, tashmë mund të përjetojë një eksperiencë tipike prej J-Lo! Versioni më i përafërt po shitet online, e nëse mendoni se një blerje e tillë do t’ju kushtojë rrogën e një muaji, gaboni. Fustanin mund ta bëni tuajin për vetëm £30 (përafërsisht €33), mjafton të navigoni në faqjen e Pretty Little Thing. Prerja tejet e ulët e dekoltesë, si dhe e çara deri në afërsi të fillimit të kofshës në pjesën e poshtme, do të jenë idealet për ditët apo mbrëmjet e kaluara buzë pishinës, për të shijuar një apo më shumë kokteile. Ose, nëse guxoni ta vishni edhe në ambjente të tjera, bonus për ju – vetëm kujdes: mos u trembni kur t’ju kërkojnë autografe, sepse mundet edhe t’ju ngatërrojnë me J-Lo!

Bëni tuajin modelin e përngjashëm të një prej fustaneve më të famshëm në historinë e modës, duke klikuar në link-un e mëposhtëm:

https://www.prettylittlething.com/green-tropical-print-maxi.html?awc=5577_1504087797&awc=5577_1504155669_e27bdf2c285af1141f8e20b3e529b9f1&utm_source=Affiliates&utm_campaign=LynkU&utm_medium=awin

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF