KreuFashion

Lehtësimi që ASOS sjell për veshjen, është zgjidhja ideale për femrat plot stil!

A ju ka rastisur të shihni ndonjë veshje në Instagram, por thjesht nuk mundeni ta gjeni një model të përngjashëm? Sa herë ju kanë zhgënjyer blogeret e preferuara, duke mos cilësuar firmën apo burimin e pikërisht asaj paraqitje tek e cila ju ka mbetur mendja? Sa herë keni menduar që është e padrejtë humbja e veshjes më stil të momentit, vetëm se nuk keni zbuluar se si ta kërkoni? Epo, për të gjithë bashkëvuajtëset, ASOS sjell lehtësimin ideal nëpërmjet aplikacionit të tij elektronik.

Nëse e keni të shkarkuar ASOS në celularin tuaj, bëni mirë të filloni ta merrni më tepër në konsideratë, e kjo jo më kot. Aplikacioni mundëson gjetjen e të njejtit apo modeleve mjaft të ngjashme, vetëm nëpërmjet një fotografie të hedhur nga vetë ju në një faqe të tillë. Nëse personazhi juaj i preferuar paraqitet me një bluzë krejt të parezistueshme, mjafton të ngarkoni foton e tij/saj, dhe opsioni Visual Search do të kërkojë mes 85,000 produktesh, për të gjetur më të përshtatshmin e mundshëm. Sipas drejtorit të produktit dixhital të ASOS, një risi e tillë do t’i bëjë klientët të kërkojnë dhe gjejnë në kohë rekord veshjen e preferuar. Epo, nuk kemi ç’presim më! Ky është padyshim aplikacioni i vetëm që femrat do të dëshironin ta kishin medoemos në celular!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF