Komardaret flamingo i pamë kudo këtë verë, ashtu sikurse nuk mund të mos vinim re vajzat e hipura sipër tyre. Me poza seksi apo thjesht lozonjare, të famshmet shqiptare nuk mund të mos prekeshin as këtë herë nga postimet virale në pishinë me një aksesor të tillë. Nga Dua Lipa, e deri tek emra si Jonida Maliqi, komardarja rozë në ujin e bojëqielltë të pishinës spikati në pothuajse të gjithë Instagramin këtë verë. Por, a i pamë flamingot më shumë se kaq këtë sezon?
Ishin tendenca më e fundit e ditëve të nxehta, e printimet e këtij detaji të ëmbël rozë i gjeje kudo. Sa për veshjet, mund ta themi me siguri që nuk ka ndonjë rast që të mos e pranojë një dizenjo të tillë. Kostumet e plazhit, xhinset, bluzat, bizhuteritë – ishin të gjithë këto artikuj, që u zbukuruan me këtë lloj detaji. E për të mos kaluar më pas tek gotat, filxhanët e ҫajit apo termusët, që u prekën domosdoshmërisht nga trendi i flamingos. Mes gjithë artikujve shqiptarë e të huaj, të publikuara që pa mbërritur qershori, sa shpesh e pamë këtë printim në veshjet e të famshmeve shqiptare? Po të bësh një llogari, rezultati del zero në listën e të kërkuarave. Mesa duket, vajzat tona janë tërhequr vetëm nga klisheja e një tendence të tillë, siҫ ishte komardarja. Vallë të mos kenë qenë sa duhet të informuara apo thjesht flamingo nuk ka bërë pjesë në stilin e tyre? Në galeri do të gjeni disa nga artikujt më të përdorur në përditshmëri, në të cilat gjen vend një printim i këtij lloji, ashtu sikurse mund të njiheni me një artikull paraprak mbi këtë tendencë, të gjetur në linkun e mëposhtëm:
https://bordo.al/2017/08/06/kete-vere-flamingot-pushtojne-look-un-tuaj/



















