Ditët gri janë ato që do të mbizotërojnë më së shumti gjatë këtij sezoni, e ndryshimi i garderobës është në proçes e sipër. Çizmet, këmishat, bluzat me mëngë të gjata bëhen dominuese në koleksionin e veshjeve, ndërsa ne nuk lumturohemi shumë që do të shtojmë të rroba për të përballuar të ftohtin. Megjithatë, kombinimet janë pjesa më argëtuese e paraqitjes, dhe le ta pranojmë: vjeshta është stina ideale për një eksperiencë të tillë.
E përditshmja na gjen sa në punë, aq dhe në kafene me miqtë apo qëllon të jemi prezente në ndonjë takim zyrtar. Për këtë, përpiqemi të gjejmë kombinimin perfekt që të përshtatet më së miri për secilin rast. Një element i pandashëm i këtij sezoni janë padyshim çizmet, e këto të fundit mund t’i veshim me funde të gjatë, fustane per femra, pantallona, bluza ose këmisha. Është kjo arsyeja pse janë zgjedhja ideale për ambjentet e zyrës. Të ngrohta e të rehatshme, çizmet do t’ju bëjnë të dukeni plot stil edhe gjatë ditëve më të ngarkuara të punës. Në galeri do të gjeni pesë kombinimet më të përshtatshme për ambjentet e zyrës, të cilat do të bëjnë vjeshtën të kalojë më lehtë!



















