KreuFashion

Për këpucë të bukura, nuk nevojiten gjithmonë para të shumta!

Këpucët janë ndër të preferuarat e femrave, e blerjet zakonisht konsistojnë në këtë aspekt. Edhe pse mund të kemi një dollap të tërë vetëm me të tilla, ndjejmë se nuk janë ende mjaftueshëm, e ndoshta nuk do të jenë kurrë. Meshkujt nuk mbeten shumë mbrapa në këtë drejtim, por ndryshe nga ata, vajzat kanë një përparësi: modelet e shumëllojta të këpucëve!

Me taka, të sheshta, atlete, shapka, klasike, me ngjyra shumë, njëngjyrëshe…Me siguri kemi harruar plot kategori të tjera. Problemi i vetëm është se nga eksperienca që kemi patur më së shumti, mendojmë se këpucët plot stil gjenden vetëm me çmime të kripura. Epo, ja që gabojmë. Firma si Topshop, Marks&Spencer, ASOS, H&M etj., sjellin versione nën 70 dollarë, çka do të pasurojë koleksionin tuaj, e njëkohësisht do të jenë zgjidhja ideale për një kombinim prej profesionisteje. Modelet me takë fare të ulët janë ato që i kërkojmë për përditshmërinë, dhe të tilla janë të gjitha versionet që do të shikoni në galeri. Duke filluar nga shapkat, e deri tek gjysmë-çizmet më të përshtatshme për këtë sezon, secili nga imazhet që do të shihni janë të shoqëruara me firmat dhe çmimet përkatëse, për t’ju bërë të kuptoni se ndonjëherë, mund të mos paguash shumë për të marrë këpucët e duhura…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF