U kthyet nga pushimet dhe rifilloni punën në zyrë? Duhet të shkoni medoemos në një formë të shkëlqyer, sigurisht! Ne ju ftojmë të inspiroheni nga top-modelja e viteve ‘90-të Eva Herzigova, sot aktore dhe një muzë e këngëtarëve dhe mjaft artistëve të tjerë!
Kemi përzgjedhur nga ikona e modës tetë veshje ideale për në ambientet e zyrës suaj, një stil elegant e shik, stilin mashkullor si në vitet ‘70-të, formal dhe i thjeshtë për t’u realizuar. Shtojini kësaj veshjeje këpucë me taka jo shumë të larta ose edhe pupa, si dhe aksesorët e fundit që do ju bëjnë të shkëlqeni në ambientet e punës!



















