KreuFashion

Shumë shpejtë, do të shohim kudo tendencën e…çizmeve ‘cow boys’!

Menduat se kemi mbaruar me javën e modës në  New  York? Epo, gaboheni, pasi të  tilla organizime ofrojnë  aq shumë , sa të  lë në  vend për të  folur edhe shumë  ditë  të  tjera pas përfundimit të  tyre. Oscar de la Renta, palltot, çantat, grimi…e së  fundmi do të flasim për çizmet! Mos u habisni aspak nëse shumë  shpejt do shihni modelin ‘cow boys’, të  gjejë përdorim të  gjerë rrugëve të qytetit!

Fatmirësisht për ne, rikthimi i pantallonave të  stilit të  tillë  nuk ka mbërritur ende, e ndoshta me ca nota egoizmi, shpresojmë  që  asgjë  e ngjashme të  mos ndodhë  deri sa të  mos kemi më  moshë  për të  veshur xhinse (eh!) Megjithatë , çizmet ‘cow boys’ nuk janë  aspak të  tmerrshme, sidomos nëse dini t’i kombinoni. Ngjyrat që  spikatën më  shumë  ishin e kuqja dhe e bardha, ndërsa u vërejt kombinimi me funde, fustane dhe pantallona. Të  gjata ose deri pak sipër kyçit, ky model pritet të  adaptohet shumë  shpejt nga të  apasionuarit pas modës, dhe jo vetëm. Në  galeri do të  gjeni dhjetë  modele çizmesh të  tilla. Po ju, do të  parapëlqenit të  kishit një  stil të  ngjashëm në  koleksionin tuaj të  këpucëve?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF