E keni lënë takimin e rradhës tek estetistja? Me siguri, tani po përdorni kura apo maska të ndryshme për rregullimin e flokëve të djegur nga dielli i nxehtë i verës, teksa mendoni mbi ngjyrën e re që do të provoni këtë sezon. Për fatin e mirë, vjeshta vjen plot risi, me nuanca të ndryshme nga njëra-tjetra, të cilat favorizojnë format disi më klasike të flokëve.
Pesë ngjyrat kryesore sjellin vjeshtën e këtij viti më ideale se kurrë, ku spikasin ndër të tjera nuancat më shumë se një-dimensionale. Nëse preferoni dritëhijet, ky sezon iu imponon një version më të ëmbël, jo fort të theksuar, që i përngjan më shumë natyrales. Ndërsa, të dashuruarat pas të zezës mund të brohorasin nga gëzimi, pasi ky stil është ndër më të parapëlqyerit këtë vit. Bjondet nuk kanë nevojë të eksperimentojnë me platiumin, pasi e verdha krem vjen si zgjidhja perfekte për flokët tuaj. E nëse dëshironi një model të mesëm, e ashtuquajtura ‘bronde’ vjen si miksim i brunes me bjonden, për vajzat plot stil. Në galeri do të gjeni pesë modele, që për më tepër do t’i shihni kudo këtë vit!



















