KreuFashion

Pardesytë ideale që sfidojnë shirat e vjeshtës!

Kanë filluar shirat e para dhe mbeteni shpesh në dilemë se çfarë të vishni, apo jo? Me ndryshimet e motit të gjthave na ka ndodhur! Ne ju sjellim modelet e momentit të pardesyve, mjafton ta hidhni krahëve e jeni gati për motin sido që të jetë!

Po si janë tendencat e momentit për këtë veshje të stinës? Mund të zgjidhni modelin dopiopetë, ato me ngjyra neutrale, me material lëkure ose xhinsi. Të zezën klasike, ngjyrën bordo, kaki ose edhe të kaltrën! Pardesytë me detajet  ideale të stinës i gjeni në galeri, drejt e nga pasarelat e shtëpive më të njohura të modës. Shfletoni galerinë, me një veshje të tillë në garderobë nuk gaboni kurrë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF