Përpos krijimeve të sjellura nga stilistët, veshjet nuk janë i vetmi element që tërheq vëmendjen e gjerë. Duke filluar nga modelet e flokëve, aksesorët, e vetë grimi, pasarela në tregon më shumë nga ç’e mendojmë mbi tendencat e posthuajse gjithçkaje që lidhet me pamjen e jashtme. Këtë herë, ishin të shumtë emrat që u prezantuan në NY, duke bërë që të gjithë të kthenim sytë nga ajo që pritej të sillte trendet e fundit të pranverës së vitit të ardhshëm. Po për grimin, çfarë mësuam këtë herë?
TOM FORD
Grimieri Pat McGrath preferoi të sillte një risi të penelit të syve. I vizatuar më trashë se e zakonshmja dhe me një hark të theksuar në fund, vijëzuesit të kapakëve të syve iu shtua dhe detaji i xixave, çka i dha një tjetër kuptim kësaj metode grimi.
ULLA JOHNSON
I vetmi detaj makeup-i i parë tek modelet e Ulla Johnson ishte vijëzuesi i bardhë dhe tejet i theksuar i qerpikëve të poshtëm të syve.
FENTY BY PUMA
Duke qenë se bëri dhe shumë bujë së fundmi, në pasarelën e Fenty by Puma nuk mund të mungonte elementi i produkteve Fenty Beauty. Ngjyruesi ngjyrë ari, njohur ndryshe me emrin e produktit Trophy ëife, ishte aplikuar në pjesën e sipërme të mollëzës, duke vazhduar deri në fillim të zonës së syrit.
TORY BURCH
Sytë e vijëzuar rreth e përqark me nuancë kafe dhe buzët pothuajse natyrale, ishij karakteristikë e kësaj sfilate.
TADASHI SHOJI
Në pasarelën e Tadashi Shoji-t u dallua elementi i miksimit të ngjyrës blu dhe asaj jeshile për të theksuar sytë.
ALEKSANDER WANG
Tendenca e kësaj sfilate lidhej ngushtë me natyralen dhe origjinalitetin. Duke luajtur me ngjyrën e pjeshkës dhe rozës së ëmbël, këto dy nuanca u përdorën për theksimin e mollëzave, ngjyrimin e buzëve dhe të syve.
PAMELA ROLAND
Lëkurë e shkëlqyeshme dhe sy të ngjyruar me gri të lehtë – ja se çfarë shihje në sfilatën e Pamela Roland!
JASON WU
Wu kishte vetëm një kërkesë këtë herë: një detaj sa më grafik në grim. Kështu, në vend të shkëlqimit dhe ngjyrës së bronxtë, u vendos të përdorej vetëm një vijëszues sysh, i theksuar shumë në fund (stili cat-eye), që më shumë të jepte përshtypjen se ishte realizuar kalimthi, dhe jo me kujdesin e treguar nga grimierët e prapa-skenës.
MICHAEL COSTELLO
Costello e vulosi: konturuesi ngjyrë ari i mollëzave është tendenca më e fundit!
BROCK COLLECTION
Diçka është e sigurt: ngjyra rozë do të mbizotërojë edhe në pranverën e 2018-tës, e këtë e vërtetoi grimi i së njejtës nuancë i aplikuar tek zona e syve.



















