KreuFashion

Të çmendur pas tigrit!

Sivjet, nuk ka pasur asnjëherë një trend më të dukshëm me kryefjalë felinët: tigrat dhe leopardët kanë qenë muzë frymëzimi për shumë stilistë këtë sezon. Por, ndryshe nga herët e tjera ku njollat e lëkurës së tyre kanë pikturuar copat, fytyra dhe silueta tigrash do të gjeni nga t-shirtet tek fustanet, nga çantat tek këpucët, duke na treguar se ne gjithmonë kemi çfarë huazojmë nga bota e egër. Veshjet me printime leopardi janë gjithmonë IN, e bëjnë pamjen tonë ekstravagante, por edhe të parezistueshme, kjo për shkak të provokimit që shkaktojnë në mënyrë të vazhdueshme njollat e lëkurës së felinit.

Gucci , mes disenjove të larmishme e ka sjellë fuqishëm edhe trendin e tigrit! Stilisti Michele është frymëzuar nga kultura e Lindjes së Largët për sa i përket figurës së tigrit apo dragoit, të cilat janë edhe pjesë e horoskopit kinez. Tigrat përfaqësojnë fuqinë dhe forcën. Janë mbret të mbretërisë së kafshëve të cilat mbajnë në ballë shenjën dalluese “Wang” që e dëshmon këtë tipar. Koka e tigrit ishte e pranishme në bluza, fustane mbrëmje, çanta e këpucë të brand-it Gucci. Shfletoni galerinë dhe njihuni me disa nga krijimet e stilistit Michele, me tigrin, macen e tij të preferuar!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF