KreuFashion

Ikonat e pasarelës së viteve ’90, sëbashku vetëm për Versace!

Kanë kaluar 20 vite tashmë që nga ndarja tragjike nga jeta e Gianni Versace, e për nder të tij, ikonat e pasarelës së viteve ’90 parakaluan në sfilatën e mbajtur në Milano Fashion Week. E ideuar nga Donatella Versace,  spektakli dhuroi emocione të veçanta tek të pranishmit, dhe jo vetëm. Përpos koleksionit të Pranverës 2018, u mbajt homazh edhe ndaj dizenjove më unike të Gianni-t.

Naomi Campbell, Cindy Crawford, Claudia Schiffer, Carla Bruni dhe Helena Christensen ecën krah për krah pas Donatella-s, për t’i dhënë sfilatës një mbyllje spektakolare. Të veshura me fustane ngjyrë ari, moshat e modeleve varionin nga 47, deri në 51 vjeç. Ndërkohë, vajza 16-vjeçare e Cindy Crawford parakaloi në pasarelë veshur me një kostum të verdhë me printime xhaguari. Duke dalluar edhe modele të reja si Bella dhe Gigi Hadid, Kendall Jenner etj, ky ishte homazhi më i mirë që mund t’i mbahej Gianni Versace. Eh, Italia!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF