KreuFashion

Marks&Spencer sjellin risinë që i nevojitet botës së modës!

Cili është problemi që hasin femrat më së shumti? Numri i përmasave të reçipetave. Nëse ankoheni se keni gjoks të vogël, kujtohuni që vajzat me numër gjoksi më të madh se e zakonshmja hasin pafund vështirësi. Reçipetat janë ato që gjenden gjithmonë me vështirësi, pasi këtu, më shumë se kurrë, nevojitet që komforti dhe estetika të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj, femrat me gjoks të madh e kanë gati të pamundur të gjejnë reçipeta bust, pa rripa në anë!

Epo, këtë herë Marks&Spencer ka sjellë risinë që të gjithë e kanë ëndërruar. Pa e shpjeguar dot se si, klientët po deklarojnë dita-ditës ‘online’ se modeli i ri i reçipetave bust i përshtatet absolutisht çdo lloj përmase. Blerëset e dy ekstremeve: gjoksit shumë të vogël dhe gjinjve të mëdhenj kanë rrëfyer se një e re e tillë po i ndihmon me pothuajse çdo veshje, e kjo falë kreativitetit të Marks&Spencer. Vajzat me përmasa gjoksi maksimal zbulojnë se asnjëherë më parë nuk iu është krijuar mundësia e veshjes së një palë reçipetash pa rripa. Mesa duket, M&S ka bërë vërtetë një mrekulli! Sa për çmimin: nuk do të shkundni kuletën, pasi shifra prej 30 eurosh (ose më pak) i është dukur ideale stafit të firmës. Për të mos i humbur për asgjë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF