KreuFashion

Moschino, rikthim me një mini-poni!

Java e modës në Itali ka filluar zyrtarisht, ndërsa firmat më në zë të modës po shpalosin kreativitetin në pasarelë. Moschino këtë herë erdhi me një bashkëpunim unik me brendin My Little Pony, duke sjellë kështu një version shumë të veçantë dizenjosh. Bluzat, fustanet, trikot, madje edhe të brendshmet vijnë me këtë risi të printimeve, ku kryeson ngjyra rozë dhe ajo blu. Çmimet variojnë nga 37 dollarë për kasat e telefonave, e deri në 1995 dollarë për çantën e lëkurës pink. Dashuria e Jeremy Scott për kulturën pop ka shtyrë këtë të fundit drejt bashkëpunimeve me Magnum, Adidas, McDonalds etj. Vendime të tilla kanë shtyrë në aludime se Scott po tallet me botën e modës. Por, siç ka thënë dhe ai vetë për Harper’s Bazaar në qershor: “Thjesht po përpiqem t’ju bëj të buzëqeshni”…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF