Bazuar në performancën e tij financiare dhe aftësinë për të ndikuar në zgjedhjet e konsumatorëve apo çmimet, brand-i më me vlerë për këtë vit është shpallur firma e njohur luksoze e modës Louis Vuitton! Kjo firmë kryesonte në listën e Interbrand të markave më të mirë ndërkombëtare për sa i përket botës së modës për vitin 2017. Kjo listë kryesohej nga kompanitë teknologjike si Apple, Google dhe Microsoft.
Emra të tjerë të botës së modës pas Vuitton ishin Hermes, Gucci, Burberry, Prada, Dior e Ralph Lauren. Sipas drejtueses së Interbrand Rebecca Robins, Vuitton ka bashkuar firmën me kulturën, një brand i menduar mirë e me strategji. Përmendim disa yje të cilët janë bashkëpunëtorët e këtij brand-i si Sophie Turner, Sasha Lane, Zendaya, Alicia Vikander dhe Ruth Negga. Megjithatë, është mbështetur edhe nga veteranët e Hollivudit si Michelle Williams, Catherine Deneuve dhe Jennifer Aniston. Zonja e Parë e Brigitte Macron gjithashtu shihet rregullisht me Vuitton.