Vetëm katër javë pas 20-vjetorit të vdekjes së princeshës Diana, Virgil Abloh prezantoi në pasarelën e Javës së Modës në Paris krijime të inspiruara prej look-ut të saj ikonik! Zbuloni veshjet përmes së cilave dizajneri i Off-White na ka risjellë imazhin e dashur të Dianës.
Princesha preferonte të vishte shpesh kostumet e saj në paraqitjet e rëndësishme ose edhe ato më familjare. Off-White i ka risjellë në një version më elegant me prerje asimetrike.
Abloh ka përshtatur printet gjeometike të Dianës në veshje me elegante e të kombinueshme lehtësisht me xhinse, minifunde apo pantallona të shkurtra e çizme të gjata.
Diana preferonte ngjyrat pastel për të marrë pjesë në kokteilet e eventeve të ndryshme, por Abloh ka menduar të sjellë një version të tillë më modern. Kostumi pink i Off-White, i cili ka edhe një version me ngjyrën pastel blu ka një fund më të shkurtër.
Diana preferonte të bardhën për ditë të zakonshme dhe evente në fundjavë, ndërsa Off-White solli një xhaketë kostumi të fildishtë mbrëmjeje të shoqëruar me pantallona të shkurtra mbi gju, si ato të çiklistëve dhe një palë këpucë me taka tepër sensuale.
Fustanet me ngjyra të theksuara
Diana nuk kishte aspak frikë nga veshjet e ditës me ngjyra! Version pranveror modern nga Off-White sjell një fustan me nuance të gjalla dhe çizme futuriste me perla të gjata mbi gju.
Diana preferonte funde shumë të gjatë, por edhe të shkurtër. Vishtë këpucë sportive, por edhe mjaft elegante. Abloh ka bërë bashkë disa elementë të veshjeve të saj të ndryshme në një të vetme.