KreuFashion

Java e Modës shkon në… Paris!

 Pas Londrës e Milanos, është momenti për të shkuar në Paris! Nga data 25 shtator deri në 3 tetor të gjithë kritikët do të jenë të fokusuar mbi Javën e Modës së Parisit ku stilistët më të njohur të botës do të prezantojnë koleksionet e sezonit të ardhshëm Pranverë-Verë 2018.

Kemi përzgjedhur për ju në galeri veshjet më të bukura deri tani nga Dior dhe Jacquemus, të cilat me siguri që sezonin e ardhshëm pas pasarelave do t’i shohim në paraqitjen e vip-ave në tapetin e kuq. Shfletoni galerinë dhe njihuni me veshjet e para të krijimtarisë së modës pariziene!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF