KreuFashion

Çfarë mësuam nga java e modës në Paris deri më tani!

Gjithçka nisi  me javën e modës në New York, për të vijuar më tej me Milanon, ndërsa Parisi ishte qershia mbi tortë, si çdo herë tjetër. Dizanjerët më në zë të momentit prezantuan krijimet e tyre për Panver/Verë 2018, duke bërë kështu që të gjithë të apasionuarit pas modës të kthenin kokën nga kryeqyteti francez. Por, çfarë mësuam nga sfilatat pariziene deri më tani?

Saint Laurent, favorizues i shpatullave të zbuluara dhe modeleve të fryra!

Koleksioni i përkiste më shumë frymës bohemiane, të përzierë me glamurin e viteve ’80 (një kujtues i mirë në këtë rast është edhe imazhi i Grace Jones). Kombinimi me çizme na largon vëmendjen nga modelet e para në sezonin e shkuar, ndërsa parakalimi i modeleve të Saint Laurent në pasarelë nuk mund të largohet lehtë nga mendja…!

Dior dhe ikona feministe

Maria Grazia Chiuri, këtë herë i qendroi besnike frymës feministe, të pikasur më së shumti sezonin e kaluar. Bluzat me mëngë të shkurtra, me printimin e frazës “We all should be feminists” (të gjithë duhet të jemi feministë), u inspiruan nga libri me të njejtin titull i autores nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie. Duke ndjekur po të njejtën logjikë, modelet e prezantuara në Paris mbanin përsipër shkrimin “Why have there no been great ëomen artists?” (pse nuk ka patur ndonjëherë femra të mëdha artiste?), një citim i një prej artikujve të vitit 1971, nga Linda Nochlin.

Balmain solli vetëm dhe vetëm glamur…

Koleksioni konsistonte më së shumti në kombinimin bardh e zi dhe vijat. Nuk mungoi as materiali plot shkëlqim, ndërsa modelet që spikatën mbi pasarelë ishin Natalia Vodianova, Joan Smalls, Alessandra Ambrosio dhe Karolina Kurkova.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF