Të gjitha femrat me siguri që e kanë markë të preferuar! Christian Louboutin, këpucët më të dëshiruara të femrave, përfaqësojnë një nga emrat më luksozë të këpucëve me taka.
Për të gjithë fansat këtij brand-i Louboutin ka lajme të reja: do të nxjerrë së shpejti një linjë këpucësh, modelet më të kërkuara, edhe për vajzat e vogla! Këpucët e para për vogëlushe dalin në treg në muajin nëntor. Koleksioni i quajtur Loubibaby përfshin pupat Mary Jane me ngjyrën e kuqe, blu, pink dhe gold.
Këto këpucë do të kenë vlerën 250$ dhe do të jenë ekskluzivitet pas datës 16 nëntor, për të gjitha mamat fashionista me gocat e vogla.