Kemi hyrë në muajin tetor! Temperaturat po ulen dhe jemi zyrtarisht në muajin e xhaketave dhe çizmeve! Niseni muajin duke u dukur bukur e me stil!
Java e modës pariziene na solli shfaqje dhe krijime unike të koleksioneve në pasarela e si për të plotësuar madhështinë e këtij eventi të rëndësishëm mode ju sjellim edhe më të mirat e stinës nga streetstyle. Që nga xhaketat sportive, veshjet oversize e deri tek ato me prerje mashkullore, ja 12 veshjet që ju sugjerojmë! Shfletoni këtë super galeri me ngjyrat e vjeshtës! Nuk ka nevojë të shkoni në Paris për t’u ndjerë pariziene!