KreuFashion

Një ekspozitë që ju lë pa fjalë nga Oscar de la Renta!

Krijimet madhështore e romantike të Oscar de la Renta tashmë janë ekspozuar në Muzeun e Arteve të bukura në Houston duke rikthyer në vëmendje veshjet më ikonike e më të arrira të stilistit në vite.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur 70 veshje të cilat datojnë që nga vitet ’60-të e deri në vitin 2014 të cilat janë të Pierre Balmain, e klientëve më të rëndësishëm të de la Renta-s, përfshi këtu edhe fustanin  e nusërisë së Amal Clooney-t. Në këtë ekspozitë janë paraqitur edhe skica të de la Renta-s, editoriale dhe foto të realizuara gjatë punës. Nuk ka nevojë të shkoni deri në Houston, shfletoni galerinë për të parë krijimet me të mira të stilistit në vite!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF