KreuFashion

Albawings, Cuneo një tjetër destinacion drejt Italisë

Kompania prestigjioze sjell fluturimet nga Tirana drejt Cuneos dhe anasjelltas gjatë periudhës së festave të fundvitit deri në 11 janar 2018

 

Kompania ajrore shqiptare Albawings çel një sezon të ri fluturimesh me destinacion Italinë. Pas suksesit në destinacionet e Riminit, Trevizos, Venezias, Veronas, Peruxhias, Milanos, Bolonjas dhe Firences, kompania Albawings shton edhe një tjetër destinacion gjatë periudhës së pushimeve të fundvitit, i cili do të jetë Cuneo. Lajmi bëhet publik nga faqja prestigjioze italiane e fluturimeve www.italiavola.com, e cila thekson se kompania ajrore shqiptare Albawings do të operojë me fluturime të reja gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nga Tirana drejt Cuneo.

 

Lajmi tashmë është bërë zyrtar dhe vetë kompania Albawings ka nxjerrë ofertat e saj të para me destinacion Tirana – Cuneo dhe Cuneo – Tirana, të cilat do të startojnë në datën 17 Dhjetor 2017 dhe pritet të zgjasin deri në datën 11 Janar 2018. Mësohet se fluturimet do të jenë të përcaktuara dy herë në javë, ditën e enjten dhe të dielë dhe të gjitha fluturimet do të realizohen me Blue Panorama dhe Blue-expresss.com me avionët B737/500.

 

Kompania Albawings ka bërë tashmë publike edhe ofertat për këtë destinacion të ri. Biletat mund të prenotohen në faqen e internetit www.albawings.com dhe numrin e telefonit +355 45 800100, ndërkaq surprizë do të jenë edhe çmimet të cilat fillojnë nga 50.50 Euro.

 

Ky destinacion pritet të sjellë më afër shqiptarët me Italinë, sidomos gjatë periudhës së festave, ku edhe shumë emigrantë udhëtojnë, por edhe të afërmit e tyre i vizitojnë ata në qytetet italiane ku ata jetojnë prej vitesh. Prej kohësh në bordin e Albawings udhëtarët shfletojnë edhe revistën Bordo, duke ua bërë atyre udhëtimin edhe më argëtues duke shfletuar 150 faqe me informacione nga arti, moda, stili i jetesës si dhe destinacionet e udhëtimit.