Ashtu si personazhi i Doroteas tek “Magjistari i Ozit” që adhuronte këpucët e kuqe, edhe ju gjatë këtij sezoni do të mahniteni me larminë e modeleve që kanë mbushur raftet e markave më të njohura të këtyre këpucëve. E kuqja është IN këtë sezon!
Çizmet e kuqe, ato deri tek kyçi i këmbës apo edhe të gjatat e mbi gju, janë me të vërtetë një ndër aksesorët protagonistë të sezonit vjeshtë-dimër 2017-2018. Modele me taka me lartësi nga më të ndryshmet, materiale lëkure e kadife, këto çizme në këmbët tuaja do ju bëjnë të ndiheni një fashionista me stil! Inspirohuni nga modelet e çizmeve të kuqe që kemi përzgjedhur për ju në galeri!