E kemi përmendur shumë herë ZARA-n, jo vetëm si emrin më popullor në fushën e veshjeve, por edhe si një pikënisje e risive në stil përgjatë përditëshmërisë. Pas fustanit me viza (blu ose të kuqe) që e pamë gati kudo këtë sezn dhe atë që lamë pas, ZARA tashmë na surprizon me një model krejt ndryshe, për sa i përket këpucëve. Kambalet e zeza nuk vijnë si zakonisht, pasi dizenjo me dizenjo unike nuk i ka shpëtuar as këtë herë vëmendjes të së apasionuarve pas modës.
Zbukuruar me perla të bardha, këto lloj çizmes po i shohim çdo herë e më shumë në Instagramin e blogereve të huaja, e jo vetëm. Përpos prekjes së stilit që do i dhurojë pamjes tonë, ZARA kujdeset edhe për komfortin gjatë ecjes. Të rrumbullakosura në majë dhe të pajisura me takë gome, kjo është zgjidhja perfekte për të gjithë vajzat që dëshirojnë të duken sa më rock të munden. Ky model kushton rreth 100 euro dhe besojmë se nuk është e nevojshme t’ju themi se shitjet po arrijnë çmendurinë! Si ju duket modeli më i ri i firmës tuaj të preferuar?