KreuFashion

Këtë sezon, fustani i festave është thjesht mahnitës!

Festat janë ato të cilat kërkojnë më tepër angazhim se në përditshmëri, kur vjen puna tek veshjet. Ndodh shpesh që të kemi fundin e duhur, por jo një bluzë të përshtatshme. Mund të dëshirojmë të veshim takat e preferuara, por asgjë që disponojmë nuk kombinon me to…Sa herë kemi hasur vështirësi të këtij lloji?

Këtë sezon, kemi lajme të mira për të gjitha vajzat e apasionuara pas festave. Ndoshta, jeni mërzitur me modelet e shkurtra apo ekstravagante dhe kërkoni të shpalosni klas edhe në një event të organizuar orët e vona të natës. Fare mirë, modelin që do t’ju prezantojmë tani mund ta vishni edhe në takime të rëndësishme jo-zyrtare, për një paraqitje si kurrë më parë!

Një nga firmat më të njohura londineze, Kitri, ka realizuar një model fustani unik, sa të thjeshtë, aq edhe të nderlikuar. I punuar i tëri në mëndafsh, gjatësia e fustanit arrin deri tek pulpat, ndërsa dekolteja nuk është aspak e ekspozuar; përkundrazi. Ideuar me mëngë të gjata, ky është modeli perfekt për mbrëmjet e vjeshtës, por edhe të dimrit të acartë.

Ngjyra e smeraldtë është ajo çka i shton vlerën këtij krijim të Kitri-t, e kjo nuk është e gjitha. Mund ta kombinoni fare lehtë me sandale ngjyrë ari, ashtu sikurse mund të eleminoni takat, duke zgjedhur kështu këpucë të sheshta klasike. Një tjetër version i po të njejtit model do të vijë edhe në ngjyrën e kuqe, në prag të festave të fundvitit, për të gjithë ato që nuk e preferojnë të smeraldtën në veshje apo në tërësi. Disa nga blogeret më të njohura angleze, por dhe vajzat më me stil në Britani, janë duke mbushur llogaritë e tyre në Instagram me këtë risi të Kitri-t. Po ju, e preferoni një fustan të tillë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF