Jeni adhuruese e materialit aq të dashur të xhinsit dhe nuk bëni dot pa këmishën ose xhaketën tuaj të preferuar me material të tillë edhe tani që moti ka filluar të ftohet ndjeshëm? Apo i keni veshur aq shumë sa nuk keni më ide kombinimi të tyre?
Ne ju sjellim idetë më interesante streetstyle të kombinimit nga paraqitjet më me stil të javëve të modës.
Këmisha e xhaketa juaj e preferuar e xhinsit do t’i sjellë gjallërinë e duhur garderobës suaj. Ja disa mënyra të këndshme kombinimesh, mjafton t’i sillni ndryshe nga më parë!
Thyeni rregullat dhe vishuni me stil këtë vjeshtë!



















