Që janë tërheqës si korsetë, ose të mbështetura mbi krahë, pantallonat e modës tashmë kërkojnë një bel që del pah.
Një gjë është e sigurtë: do të jetë një dimër për pantallonat. Pasiguria mund të jetë vetëm në zgjedhjen e modelit që rri më mirë dhe që fsheh masën. Për të zgjedhur ato me bel të lartë, është e nevojshme të kesh një bark të shehstë?
Ja silueta e duhur për pantallona trendy
Çorapet smilzi, të ngushta dhe tërheqëse kërkojnë një siluetë të gdhendur?
Hedhim poshtë një paragjykim: jo gjithmonë pantallonat me bel të lartë e nxjerrin në pah “barkun”.
Varet sesi janë mbërthyer, sa janë të larta dhe nga çfarë materiali janë bërë. Ato prej kadifeje pak të ngurtë, sheshojnë dhe hollojnë .
Dhe në çdo rast janë sugjerime të bukura që ndihmojnë për të rimodeluar linjat.
Shfleto galerinë tonë dhe zbulo cilat përkujdesje të bukurisë shërbejnë për të veshur sa më mirë tipet e ndryshme të pantallonave.
BELI I SHKURTËR
Arrijnë deri afër kërthizës dhe mbështet drejt në bel. Pantallonat me shtat mesatar dhe me penca janë parë nga Armani dhe Max Mara (në foto), nga Lanvin dhe Marc Jacobs.” Modeli është një pashaportë ideale nëse ke një bel të theksuar, sepse thekson feminilitetin.” Thotë Anna Turcato. “Asnjë problem nëse ke një fije bark, do të fshihet nga pencat. Bëni kujdes me fryrjen: nëse beli ju shtrëngon vihet akoma më shumë në dukje”.Për të përmirësuar situatën përvec palestrës ( abdominaleve të ushtruara përditë para së gjithash) zgjidh produkte me bazë përbërësish tonifikues. Dhe njëherë në javë apliko një baltë me alga të forta dhe drenuese.
Gjithashtu kushtojini vëmendje qëndrimit: nëse jeni të mirëngritur, me kurrizin tuaj të drejtë dhe shpatullat tuaja të hapura, mos e lehtësoni zonën tuaj të barkut. Për t’ju ndihmuar, ekziston një ilaç që ka funksionuar gjithmonë: ecni me një libër në kokën tuaj.
3 këshilla shtesë; Trajnohuni me mbajtësen e hula hoop për të paktën10 minuta në ditë: Lëvizjet që bëhen për të mos rënë rrethi do të tonifikojnë belin.
Zgjidhni një mjet të madh dhe jo shumë të lehtë: do të jetë më e lehtë të rrotullohet.
Problemi është enjtja? Gjatë ditës pini ujë dhe lëng limoni. Ajo ndihmon për të nxitur metabolizmin dhe ka efekte kulluese, kështu që barku shfryhet. Shmangeni nëse keni probleme me gastritin ose refluksin; në këtë rast preferoni ujë me xhenxhefil. Përveç kësaj finok i papërpunuar, i cili zvogëlon gazrat e zorrëve.
Nëse keni një fizik mollë ose një bust të shkurtër, vishni pantallona me shtat të mesëm, duke lënë këmishën jashtë. Për sa i përket rripit, zgjidheni atë: është i gjerë dhe rregullojeni si ju pëlqen,duke e pozicionuar atë në mënyrë që ta “lëvizni” belin ad hoc në përpjestim me figurën.
BELI I LARTË
“Pantallonat me bel të lartë, të tilla si ato të Stella McCarteny (në foto), paraqesin figurën dhe të dhurojnë disa centimetra. Shmangini nëse krahët dhe fundshpina nuk janë proporcionale, “thotë Anna Turcato, konsulente imazhesh.
Ndihma Beauty: “Punoni me muskujt e barkut dhe për të tonifikuar atë, ju mund të aplikoni çdo ditë për 10 minuta krem një krem tensor të rekomanduar nga dermatologia Magda Belmontesi.
3 këshilla shtesë: “Për të pasur muskuj barku të mirë, përveç crunch, unë rekomandoj fitball,” thotë trajneri personal Viviana Ghizzardi. “Ushtrimet e bëra mbi top, në ekuilibër, stimulojnë muskujt e barkut për të punuar më intensivisht dhe për t’u tonifikuar.”
Për të rrafshuar barkun, në rast emergjence, vihet në një shtresë kozmetike: një model që është bërë me pëlhura të pasura me elementë të ngurtë.
BELI MESATAR
Kult në vitet ’60, pantallonat me shtat të ulët u rikthyen: në pasarelë, mes të tjerave janë propozuar nga Tory Burch, Calvin Klein (në foto) e Versace. Prerja klasike 8 centrimetra poshtë kërthizës kërkon një fizik androgjin, me bark të thatë he krahë të hollë. : Ky model që nxjerr në pah barkun është I përshtatshëm edhe nëse ke të pasme të sheshta, sepse jep volum dhe nxjerr në pah format” shpjegon ekspertja e modës Anna Turcato. Nuk shkon mirë në të kundërt nëse ke bark ose rrip: ncjerr në pah gjerësinë. “për të luftuar grumbullimin e yndyrës te barku zgjidhni krem, xhel, ose vajra, me përbërje kafeine, guarana, alga”-këshillon dermatologia Belmontesi. Dhe mos u shqetësoni nëse duke e masazhuar ndjeni pak djegie. Është shenjë që elementët aktijnë po qarkullojnë.
3 këshilla extra: kundër jastëkëve të vegjël mbi bel. Mjeku estetist mund t’ju prpozojë një trajtim të fortë. Pa dhimbje duke shfrytëzar ultratingujt me frekuencë të ulët. Falë masazhit me një vegël arrijnë në thellësi dhe shkatërrojnë qelizat e yndyrës.
Ndihmoni me probiotikët. Studimet e fundit kanë treguar se ata mund të ndihmojnë në humbjen e peshës në zonën e barkut, sepse ato aktivizojnë metabolizmin dhe funksionojnë më mirë në sistemin e tretjes, duke shmangur kështu barkun e fryrë.
Mes fajtorëve të stomakut të fryrë është edhe stresi. Sipas mjekësisë kineze, barku i fryrë tregon një akumulim të ankthit që nuk mund të shkarkohet dhe akumulohet aty. Një kurs yoga që të meson sesi të marrësh frymë si duhet mund të jetë një ide e mirë.