Stina e Vjeshtë/Dimër 2017-2018 ngjyroset sërish falë ngjyrës së devesë, konjakut, të kuqes dhe të zezës. Nuancat në sfilatën e Max Marës.
Nëse vera ishte “fluo & fun”, mbërritja e stinës së ftohtë na tregon një ndryshim tendencash dhe nuancash.
Ajo që kërkojmë kur ditët shkurtohen është rehatia e ngjyrave të ngrohta dhe siguria elegante e palltove të sofistikuara.
Ajo që gjejmë këtë vit janë ngjyrat e universit Max Mara: ngjyra e devesë, (pothuajse), konjak dhe karamel, e bardhë dhe e zezë.
Me prurjen e re, gati për të ngrohur edhe netët më të ftohta: ngjyrën e kuqe të rafinuar.
Sic u pa në sfilatën Vjeshtë- Dimër 2017/2018, Max Mara ka rilexuar klasikët e garderobës femërore, duke hapur dyert një larmie ngjyrash mes traditës dhe inovacionit dhe duke përcaktuar kështu tendencën e stinës.
Frymëzim nordik minimalist dhe esencë neoklasike, në një shprehje autentike të 65 vjetëve histori të Maison italiane: koleksioni është një thurje e krijimtarisë dhe rrobaqepsisë së vërtetë Made in Italy. Ikonikë dhe të mrekullueshëm: ja ngjyrat që përcaktojnë stilin e Vjeshtë/Dimrit në ardhje…