KreuFashion

Giorgio Armani në Net-a-Porter me një edicion ekskluziv

Peisazhet orientale dhe kontrasti me të zezën janë tiparet dalluese të edicionit të kufizuar të lançuar në debutimin e E-commerce.

Hijeshi e përjetshme e Giorgio Armanit arrin për herë të parë në Net-a-Porter dhe e bën këtë me një koleksion kapsulë, krijuar ekskluzivisht për e-Tailer të luksit.

Fije e kuqe e linjës, motive të stilizuara me peisazhe orientale që vjen e riprodhuar nëpërmjet teknikave të sofistikuara jacquard, ose me stampa ujore dhe transparente. Modeli u zgjerua më tej nga kontrasti me të zezë.

Prerjet janë të pastra dhe thelbësore, bluza të tejdukshme, veshjet e mbrëmjes janë të lirshme dhe të sofistikuara, xhaketat dhe bluzat kombinohen me pantallona të gjata, në stilin perfekt të maison.Nuk mungojnë as palltot: një pardesy e çmuar e stampuar, e gjatë deri mbi gju.

Për të kompletuar  edicionin e kufizuar, në fund një palë këpucë të sheshta,  sandale me takë të lartë dhe një çantë  zarf me rrip metalik.

Capsule (Kapsula) debuton në Net-a-Porter më 1 nëntor, dhe më pas në markat e seleksionuara të Armanit.

a

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF