KreuFashion

4 modelet perfekte të flokëve, për fytyrat në formë zemre

E kemi dëgjuar me qindra herë se flokët janë gjysma e bukurisë së femrës. Edhe pse mund të mos jemi plotësisht dakort me një shorehje të tillë, e vërteta është se përderisa janë të ekspozuara, tërheqin vëmendjen e tjetrit menjëherë. Mund të dëshirojmë modelet e sbkurtra apo të mbetemk fanatike të flokëve të gjata, por kjo jo gjithmonë lidhet me dëshirën tonë.

Arsyeja? Nëse shkojmë tek profesionistët dhe kërkojmë një stil të caktuar, shpesh ekspertët ndërhyjnë në zgjedhjet tona. Prerja e flokëve nuk është aspak e lehtë, për aq kohë sa është në varësi të formës së fytyrës. Kështu, nëse një model i shkon strukturës katrore, nuk i përshtatet po aq formave të rrumbullakosura dhe e anasjellta.

Ne sot kemi përzgjedhur stilet ideale për strukturat në formë zemre, apo siç i njohim edhe nga anglishtja: ‘heart shaped faces’. Aktore si Jennifer Lawrance apo Kerry Washington gëzojnë të njejtat karakteristika në këtë aspekt, e për këtë arsye kanë shërbyer si shembulli ideal për t’u inspiruar për modelin e ardhshëm të flokëve. Hidhini një sy fotove të mëposhtme dhe na thoni: cili prej tyre ju përshtatet më shumë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF