Nëse dëshironi t’i shtoni grimca shkëlqimi paraqitjes tuaj, atëherë drejtohuni tek ZARA! Për dimrin e këtij viti, firma më e dashur për ju do të bëjë të dashuroheni me aksesorët si kurrë më parë. Nëse ju kanë pëlqyer tendencat e fundit të vathëve në sfilatat e Saint Laurent apo Dior, atëherë ZARA ju sjell modele të përngjashme me çmime, natyrisht, të përgjysmuara.
Ideuar si për përditshmëri, ashtu dhe për evente, koleksioni i ri i vathëve është ai që do t’i japë një tjetër kuptim veshjes tuaj. Nëse adhuroni diamantet, drejtohuni tek ZARA. Nëse keni nevojë për shkëlqim dhe elegancë në të njejtën kohë, shkoni tek ZARA. Nëse ju a ka ënda për ngjyra të ndezura…epo, ZARA është përgjigja për të gjitha!
Imagjinoni natën e ndërrimit të viteve, teksa vezulloni me vathët e kuq, kombinuar perfekt me atmosferën përreth. Ose mendoni për një veshje zhytur në të zezë, me detaje ngjyrë ari të shtuara në veshët tuaj. Këtë herë, përbumbni në koleksionin që (siç ju thamë!) do t’ju lërë pa frymë…!