KreuFashion

5 hapa drejt një veshjeje franceze

Përveç të famshmes beretë franceze, e cila është rikthyer fuqishëm këtë sezon vjeshte, veshja e vajzave franceze përmban edhe të tjera detaje, që e bëjnë si asnjë të dytë në botë.

Zonjushat franceze janë mjeshtre të balancës: nuk përpiqen shumë për t’u dukur bukur, por padyshim as nuk e anashkalojnë veshjen e tyre. Garderoba franceze karakterizohet nga fryma laissaz-fare, dhe, merrni frymë lirisht: nuk kërkon perfeksion.

Shtojini finesën garderobës tuaj duke marrë shembull nga vajzat franceze, me këto 5 hapa të thjeshtë:

Bëjini tuajat shajet e mëndafshit

Zgjidhni një shall fin mëndafshi në ngjyrë të guximshme dhe lidheni rreth qafës, për t’i dhënë më tepër karakter pamjes tuaj. Shalli është gjithashtu një thyerje e këndshme për veshjen.

Çizmet mbi gju: nuk i keni ende?

Casual dhe seksi në të njëjtën kohë, çizmet mbi gju janë të domosdoshme dhe mund të kombinohen lehtësisht me një fund të zi, bluzë me vija dhe një shall të kuq mëndafshi. Nuk ke si bëhesh më franceze se kaq!

Klasikja pardesy bezhë

Mënyra më e shpejtë për të ngjarë chic! Jo vetëm mund të vishet me detajet e lartpërmendura, por ju hyn në punë edhe për ditë më pak formale, ku doni thjesht të vishni streçe, një bluzë të gjatë, këpucë e të dilni nga dera. Sigurohuni që ta lini të zbërthyer!

Surpriza: Fund deve

Vitet ’60-’70 kanë qenë piku i modës franceze, dhe fundet deve janë pjesë e asaj epoke. Pa llogaritur që janë një detaj i pazakontë, që nuk ta zë syri çdo ditë. Do të njiheni si vajza e parë që nisi trendin e fundeve deve!

Rregull universal: Parfumi

Nuk e keni plotësuar karakterin tuaj, nëse nuk e keni vulosur me dy sprucime parfum. Nuk kërkohet të keni një parfum të shtrenjtë, sepse e përdorni çdo ditë. Një aromë e sofistikuar dhe e freskët e bën punën e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF