Me sa duket, stilistët janë inspiruar nga libri “Harry Potter”, ku personazhet nuk veshin asnjëherë çorape të të njëjtit lloj, pasi të njëjtin shembull kanë zbatuar te këpucët!
Ky është trendi më i ri zbritur nga pasarelat, drejt e në këmbët e artistes Selena Gomez, e cila ishte e para që përqafoi trendin. Ajo dukej fort e sigurt në këtë model këpucësh, ndërsa kalonte në tapetin e zi të InStyle Awards.
Jo vetëm kaq: edhe modelja Emily Ratajkowski ka veshur të njëjtat këpucë gjatë një eventi të Vogue, në Javën e Modës në Paris.
Mos duhet të presim një shpërthim të këtij modeli nëpër vitrinat e dyqavene dhe në rrugë? A është ky trendi i radhës, apo thjesht një përpjekje e dëshpëruar e stilistëve për të bërë diçka ndryshe?
Caktojeni ju!



















