Dyqani i parë sezonal në Shtetet e Bashkuara i markës Bershka hapet në bashkëpunim me Fedez dhe Chiara Ferragni.
Festime të mëdha në Nju Jork për prerjen e shiritit të dyqanit të ri të Bershkës , i pari në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për dyqanin që do të shesë vetëm në një sezon, në rrugën Broadëay 580 të Sohos dhe do të qëndrojë i hapur deri në dhjetor. Do të mirëpresë të gjitha koleksionet e brand-it Bershka, Bsk, Bershka Man e Start Moving sports.
Në këtë event ka qenë e pranishme edhe blogerja e famshme Chiara Ferragni dhe i fejuari Fedez, që së fundi ka lancuar një kapsulë koleksioni në bashkëpunim me markën e pagëzuar Fedez for Bershka.
Në skenë kishte aktore, modele, këngëtare dhe vajza e Will Smith, Willow Smith që ka shoqëruar festën dhe 300 të ftuarit.



















