Gjatë ditëve të ftohta, duhet të sigurohemi që të mos ndjejmë të ftohtë në trup. Kur vjen puna tek këmbët, të gjithë e dimë se janë primaret që duhen siguruar, e jo pa arsye. Për këtë, kujdesemi gjithmonë të bëjmë blerje të zgjuara, duke investuar më shumë në këpucë se sa në veshje.
Por, këpucët janë gjithashtu një nga elementët kyç të stilit dhe estetikës në pamjen e jashtme. Kështu, shumica e vajzave janë të apasionuara pa masë pas tyre, madje ka dhe nga ato të cilat i koleksionojnë. Ne sot ju prezantojmë çzimet që do donit t’i blinit që në këtë moment!
Modeli i KG Kurt Geiger duket se ka qenë i preferuari i shumë blogereve të huaja, ashyu sikurse po shihet gjithnjë e më shpesh në profilet në Instagram të vajzave angleze. Të gjata deri tek gjuri e me takë të trashë, këto çizme janë kombinimi perfekt i modernes dhe komfirtit. Ngjyra vishnje është ajo çka i shton bukurinë, duke qenë se ishte dhe një nga tendencat e këtij sezoni. Fantastike, apo jo?



















